Ju informojmë që nesër me datë 02.11.2017 në ora 11.00 këshilltarët komunal nga radhët e Aleancës për shqiptarët si dhe kryetari I ri I komunës së Gostivarit, z.Arben Taravari do të marrin certifikatat për këshilltar dhe vërtetimin e kryetarit të komunës.

Pas mbarimit të dorëzimit të certifikatave, kryetari i ri i Gostivarit do të drejtohet në komunë ku do të bëhet pranim dorëzimi I detyrës së kryetarit. Deri në këto momente, nuk kemi informatë në lidhje me atë se kush nga komuna e Gostivarit do të bëjë dorëzimin e detyrës.