Albana Keka ka ardhur së bashku më bashkëshortin e saj në “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Ajo është martuar me Akremin nga Vlora, por që ditën që ata kanë vendosur të lidhin jetën, nëna e saj ka qenë kundër kësaj martese, me pretendimin se bashkëshorti i vajzës së saj është më i madh në moshë. Albana ka ardhur në studio pët t’i kërkuar nënës që ta falë dhe të takohen, pasi ajo ndihet keq. Por nëna e saj nuk ka pranuar të vijë.

“Jam Albana Keka, motra e tre vëllezërve, prindërit i kam të divorcuar. Mami pretendonte për mua, pasi jam gocë e vetme. Nuk jam nga ato vajzat e përkëdhelura dhe kam qenë gjithmonë afër shtëpisë. Pasi vëllezërit u martuan më shpejt, unë ngela vetëm me vëllain e vogël. Unë kam nisur të punoj që në moshë 15 – vjeçare, edhe pse mami im nuk donte.