Një e re ka kërcënuar se do të hidhet nga kulla e TEC-it në Kuçove.

Bëhet fjalë për Elona Bregajn, 32 vjecen me të cilën edhe pse policia dhe RENEA kanë negociuar, ajo nuk ka zbritur ende nga kulla. E reja ndodhet prej 7 orësh dhe thotë se nuk do të zbresë as natën.

Ndërkohë që më herët bashkëshorti i saj sqaroi për mediat se ishte pikërisht pushimi nga puna si pastruese në bashki çka e detyroi nënën e dy fëmijëve të ndërmarrë këtë akt.