Qeveria britanike sot bëri të ditur se negociatat me Brukselin mbi Bregzitin do të vazhdojnë më 9 nëntor dhe jo më datën 8, siç paraprakisht njoftoi  ministri dikasterial Dejvid Dejvis.

Kryenegociatori i BE-së Mishel Barnie dhe Dejvis sot u dakorduan  që dy ekipet të takoheshin më 9 dhe 10 nëntor, kumtoi Ministria e britanike e Bregzitit.

Për shkak të mungesës së përparimit të mjaftueshëm në tri temat prioritare për “divorcin” dhe në këto suaza llogarinë të cilën Londra duhet ta shpaguajë para se të largohet nga Unioni,  27 shtetet e tjera anëtare refuzuan të fillojnë negociata për marrëdhëniet e ardhshme me Britaninë.

Liderët evropianë megjithatë dhanë dritë të gjelbër për përgatitje për negociata për marrëveshjen e ardhshme tregtare me Londrën që do të hyjë në fuqi pas Bregzitit, të paraparë për në mars të vitit  2019.