Stamboll, 10 nëntor – Policia turke ka arrestuar 93 shtetas të huaj, të dyshuar për lidhje me grupin ekstremist të Shtetit Islamik, njoftoi sot agjencia zyrtare turke e lajmeve Anadolu Agency.

”Midis shtetasve të huaj të arrestuar , 11 ishin sirianë”, njoftoi agjencia e sipëcituar.

Një ditë më parë, policia njoftoi se kishte arrestuar 101 persona të tjerë në kryeqytetin e Ankarasë, të dyshuar për lidhje me ISIS-in.

Shteti Islamik është akuzuar për kryerjen e një sërë sulmeve në Turqi gjatë vitit 2015 dhe 2016, ku autoritetet kanë njoftuar rregullisht bastisjet kundër mbështetësve të dyshuar të grupit terrorist në vend , që kanë përfshirë arrestimin e mijëra personave.