28 Nëntori po kremtohet me manifestime të ndryshme edhe jashtë trojeve shqiptare. Në vise të ndryshme të botës ku jeton dhe vepron mërgata jonë, po festohet kjo festë kombëtare.

Në Toronto sot është mbajtur një meshë kushtuar ditës së flamurit, duke kërkuar që kombi shqiptar të jetë unik më shumë se kurrë!

Ndonëse jetojnë dhe veprojnë larg atdheut, mërgata jonë vazhdon të mbajë lidhjet e fuqishme me atdheun.

Për të mos harruar traditat e kombit shqiptarë dhe festat kombëtare, bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Toronto të Kanadasë, ishin mbledhur sot në një mesh kushtuar ditës se flamurit.

Në këtë meshe u fol për historinë e kombit shqiptarë, në mënyrë që të rinjtë tanë të mos harrojmë traditat shqiptare.

Ndërkaq, pranë objektit të Parlamentit, mërgata jonë ka ngritur flamurin kombëtarë, në shenj respekti për 28 nëntorin.