Përfaqësues të Zyrës rajonale të Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Tetovë sot në hapësirat e tyre mbajtën konferencë për media për promovimin e programeve për përgjegjësi shoqërore të DAP-it dhe për mbajtjen e Ditës së mbledhësve të tatimeve – 25 Nëntorin.

Sipas zëvendësdrejtoreshës të Drejtorisë së DAP-it në Tetovë Natalija Gjatovska me aktivitet dëshiron t’u ndihmojë kategorive më të rrezikuara të qytetarëve.

Në suaza të shënimit të ditës së punonjësve tatimor ekipe të drejtorisë rajonale të DAP-it në Tetovë do të luajnë ndeshje futbolli në përbërje të kombinuar të kolegëve të tyre nga Shkupi, Shtipi dhe Strumica.