Njëzet persona janë arrestuar në Stamboll për shkak të dyshimit për lidhje me grupin terrorist Shteti Islamik, njoftoi policia turke.

Ekipe policore për luftë kundër terrorizmit kanë kryer njëkohësisht operacion në gjashtë rajone të Stambollit – në qarqet Bagxhelar, Kyçykçekmexhe, Bajrampasha, Bejlikdusu dhe Pendik, me ç’rast janë arrestuar 20 persona, prej të cilëve 16 janë shtetas të huaj.

Shtetasit e arrestuar turq janë luftuar më parë në Siri dhe Irak në radhët e SHI-së. Gjashtëmbëdhjetë të huaj janë arrestuar në moment derisa kanë pritur instruksione nga grupi xhihadist për kryerje të sulmit në territorin turk.

Gjatë bastisjes në kuadër të operacionit, policia ka marrë dokumente dhe materiale të organizatës terroriste.