Në shtator të këtij viti janë lëshuar 222 leje për ndërtim, që është për 25,3 për qind më pak në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

Sipas lejeve të lëshuara për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve arrin 3. 575. 789.000 denarë, që është për  29,7 për qind më pak krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të lëshuara për ndërtimit, 141 (63,5 për qind) janë dedikuar për ndërtime të larta, 18 (8,1 për qind) për ndërtime të ulëta inxhinieri civile dhe 63 (28,4 për qind) për objektet  për rikonstruim.

Nga gjithsej 222 objekte, 162 (73 për qind)  si investues janë persona fizikë, ndërsa 60 (27 për qind) objekte investues janë subjekte afariste.

Në periudhën raportuese është planifikuar ndërtimi i 665 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 55.192 metra katrorë.