Ndonëse ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, me këngët e saj ajo vazhdon të njihet si njëra ndër këngëtaret më të njohura në vend.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Adelina Thaçi e cila gjithmonë është veçuar për zërin e saj të mrekullueshëm, transmeton Gazeta Express.

Për Adelinën sot përveç festës së Flamurit është edhe një datë shumë e vecantë. Kjo për faktin pasi që Adelina feston edhe shtatëvjetorin e fejesës së saj me ish-deputetin e LDK-së Bardhyl Meta.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Adelina përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

“7 vjetori i fejesës.Gezuar 28 nentori”, ishte mbishkrimi që kishte lënë Adelina sipër fotografisë që si duket është bërë në ditën e fejesës.