Në Republikën Demokratike të Kongos filloi gjykimi kundër 18-të pjesëtarëve të milicisë nën akuzën se kanë përdhunuar 46 fëmijë, njoftoi Bi-Bi-Si.

Viktima më e re e përdhunimit nga fshati Kavumu ka pasur vetëm 18-të muaj.

Burrat janë të akuzuar se në periudhën mes vitit 2013 dhe 2016, duke e ndjekur këshillën e një këshilltari fetar kanë dhunuar vajza, sepse, kanë besuar se gjaku i virgjëreshës do t’u garantojë mbrojtje prej forcave mbinatyrore.

Grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut shpresojnë se gjykimi do ta kthejë vëmendjen e opinionit dhe do të ndihmojë të ndërpritet “kultura e përdhunimit si mjet për luftim në RD të Kongos”.

Prokurorët thonë se ka qenë shumë e vështirë të zbatohet hetimi, sepse viktimat kanë qenë shumë të reja.