Në shpërthimin që ndodhi sot në pjesën veriore të Jemenit, e kanë humbur jetën 29 persona, ndërsa 17 të tjerë ishin lënduar, kumtoi shërbimi mjekësor i kryengritësve hutë.

Agjencia e lajmeve Saba, me të cilën menaxhojnë hutët, e akuzoi koalicionin në udhëheqjen saudite, e cila e mbështet Qeverinë, se e ka kryer sulmin ajror në rajonin Sahar. Ajo publikoi se 21 persona e kanë humbur jetën, ndërsa nëntë të tjerë janë lënduar, prej të cilëve të gjithë kanë qenë civilë.

Sulmi ajror e goditi tregun përplot me njerëz në Sahar, rajon në të cilin dominojnë hutët.