Forcat irakiane të sigurisë kanë ndërmarrë 50 për qind të territorit të shkretëtirës (pothuajse 29.000 kilometër katror) dhe nga atje i kanë dëbuar pjesëtarët e Shtetit Islamik, me çka përfundoi faza e parë e operacionit, por pritet betejë e rëndë për ndërmarrjen e Vadi Haurdan, theksoi gjenerali irakian, Jahija Rasul.

Ai theksoi se një nga zonat që akoma nuk janë pastruar, është lugina Vadi Haurdan, që kufizohet me territorin sirian.

“Detyra jonë është që t’i shkatërrojmë të gjitha strehimoret në shkretëtirë dhe në lugina, që ta sigurojmë kufirin perëndimor të Irakut me Sirinë”, theksoi gjenerali.