Petre Shilegov, Maksim Dimitrievski, Stefan Bogoev, Sasho Pockov, Kosta Janevski nuk do të jenë më  deputetë, pasi sot iu ndërpre mandati, për shkak të zgjedhjes së tyre si kryetarë komunash.

Posti i deputetit iu ndërpre edhe Bardhyl Dautit nga PDSH dhe Zeqirija Ibrahimit nga Lëvizja BESA, pas dorëheqjeve të dorëzuara gjatë fushatës parazgjedhore!

Tash Kuvendi pret të konstatojë deputetët e rinjt të partive sapo të marrë njoftim nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.