Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin e PSP-së, “Treqind”, në të cili është i akuzuar ish-ndihmës ministri i Punëve të Brendshme Gjoko Popovski për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me furnizimin e publik të 300 automjeteve.

Dy seancat paraprake u anuluan për shkak të mosardhjes së Popovskit, i cili përmes avokatëve të tij dërgoi dokumentacion mjekësor se ka hapur pushim mjekësor.

Prokurorja Fatime Fetai konsideron se nuk mund të pritet me vite dhe gjykimi të varet nga dëshirat e të akuzuarve. Ajo në seancën e fundit kërkoi ekspert mjekësor që të konfirmojë se nëse Popovski mund të marrë pjesë në seanca.

Popovski dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin për 453.570 euro. Sipas PSP-së, Popovski ilegalisht ka ndarë marrëveshje për shit-blerje dhe mirëmbajtje të automjeteve të Morshe Maqedoni SHPKNJP Shkup, Ka-Dis SHPK Shkup, Bohemia Automobili Rous SHPKNJP Shkup, KOlevski SHPK Shkup dhe Avto Kuqa SHPK Shkup të zgjedhura si oferta më të volitshme ekonomike.

Në këtë lëndë, siç tanimë publikoi MIA, Gjykata e Apelit vendosi se bisedat e përgjuara mund të përdoren si material dëshmues.