Rivotimi në vendvotimin 2901 në komunën e Çairit ku përsëritet votimi nga raundi i dytë i Zgjedhjeve lokale, filloi në kohë dhe zhvillohet pa pengesa, informojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Në këtë vendvotimin gjithsej janë  të regjistruar 719 zgjedhës. Dje, një ditë para përsëritjes së votimit nga raundi i dytë i Zgjedhjeve Lokale në vendvotimin 2901 në Komunën e Çairit votuan të sëmurët dhe personat e pamundur.

Nga Komsioni Komunal i Zgjedhjeve në Çair, për MIA-n deklaruar se tre persona të sëmurë janë paraqitur për të votuar, prej të cilëve të drejtën e votës e realizuan dy.

Gjykata Administrative pas ankesës së BESË-s, mori vendim për përsëritjen e votimit në këtë vendvotim.

Dallimi në Çair mes Visar Ganiut dhe Zekerija Ibrahimit nga BESA në raundin e dytë ishin 209 vota, ndërsa në vendvotimin 2091 dallimi është 66 vota.

Ky është rivotimi i vetëm i zgjedhjeve lokale në Maqedoni të cilat u mbajtën në dy raunde më 15 dhe 29 tetor.