Në Maqedoni ka një situatë të re të sjelljes së gjykatësve ndaj rasteve të PSP-së dhe kjo është mirë, ky është qëndrimi i disa gjykatësve që në Ohër marrin pjesë në konferencën gjyqësore ndërkombëtare. Sipas gjykatësit Llazar Nanev, shumë gjykatës e kanë humbur realitetin dhe kuptimin e krijimit të së drejtës.

Arsyeja ishte për të shtyrë gjithë procesin dhe miratimin e vendimeve të veçanta. Por muajin e kaluar si dhe këtë muaj, pamë se shumica e aktakuzave janë konfirmuar dhe se fillon tashmë procesi i gjykimit – tha Llazar Nanev, gjykatës.

Sipas tij njëzet gjykatës e krijojnë imazhin negativ për gjyqësorin në Maqedoni. Disa gjykatës konsiderojnë se vendimi për rizgjedhjen e përgjithshme të gjykatësve është i gabuar.

Është e vërtetë se ka një sjellje problematike dhe të papërshtatshme ose edhe të paligjshme nga ana e disa gjykatësve, por ajo duhet të jetë individuale dhe të ketë përgjegjësi individuale për atë që ka shkelur ligjin – u shpreh Andrej Dimovski, gjykatës në Gjykatën Themelore -Shkup.

Kryetari i Shoqatës së gjykatësve, Xhemail Saiti, nuk deshi të tregojë nëse disa gjykatës nuk e kanë vendin në gjykata.

Kjo kërkon analizë dhe duhet të përcaktohet. Unë këtë nuk mundem ta konstatoj. Ne jemi në rrjedhë me aktivitetet e ardhshme reformuese të qeverisë – theksoi Xhemail Saiti, kryetar i Shoqatës së Gjykatësve të Maqedonisë.

Përfaqësuesi i Ambasadës së SHBA-ve në Shkup tha se pavarësia e gjyqësorit nuk është në shitje, dhe gjyqësori i dobët inkurajon korrupsionin.

As Presidentët, e as Kryeministrat nuk duhet të ndërhyjnë në pavarësinë e gjyqësorit. Në fakt, gjykatësit janë ata që veprojnë si një kontroll mbi pushtetin politik. Gjykatësit duhet të kundërshtojnë edhe ndikimet e jashtme nga gjykatësit e tjerë, miqtë, të afërmit, mediat dhe publiku – deklaroi Dejvid Stivenson, ambasada e SHBA-ve në Shkup.

Në Ohër qindra gjykatës nga vendi dhe rajoni debatuan për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit./ALSAT-M