Nebojsha Stajkoviq, ish-ndihmës ministër për informatik dhe telekomunikime i Gordan Jankullovskës, është larguar nga vendi i punës në Ministrinë e Punëve të Bredshme (MPB).

Vendimi për largim nga puna i është dorëzuar këto ditë, për shkak të dështimeve në punë gjatë të enjtes së përgjakur vitin e kaluar, thonë burime policore për Tv24.

Për shkak të mosfunksionimit të sistemit “Tetra” sistemi ky që është dashur të bëjë inçizmin e komandove në DSK, DSP dhe Drejtorinë e gjashtë, Stajkoviq është suspenduar nga puna pas 27 Prillit. Nga MPB- e kanë vërtetuar këtë informacion.

“Procedura disiplonore për N. S ka përfunaduar dhe marrdhënja e punës i është ndërprerë”, thonë nga MPB-ja.

Sipas MPB-së, Stojkoviq si udhëheqës ka pasur për detyrë që të kontrollon punën e sistemit “Tetra” – sisitemin për inçizmin e komandove në MPB. Në kuadër të hetimit të rastit është konastatuar se ky sistem nuk ka funksionuar 3 vite me rradhë.