E ardhmja e Antonio Contes nuk është e sigurt në Chelsea pas humbjes 3:0 nga Roma në Ligën e Kampionëve

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich nuk është aspak i kënaqur me punën që po bën Antonio Conte këtë sezon.

Humbja 3:0 ndaj Romës ishte goditja e fundit për Chelsean, që e ka nisur shumë keq edhe kampionatin në Premierligë.

E sipas mediave italiane, e ardhmja e Contes mund të varet nga përballja kundër Manchester United në fundjavë.

Në rast se Chelsea mposhtet edhe në këtë takim, atëherë me shumë mundësi Conte do të shkarkohet nga Abramovich.