Rreth orës 17:30, në fshatin Nabërgjan të Pejës, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Behet fjalë për një aksident mes një veture dhe një çiklisti. Si pasojë e plagëve të marra, çiklisti ka ndërruar jetë”, ka thënë Rugova, njofton Klan Kosova. “Viktima i përket gjinisë mashkullore. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka pohuar Rugova.

Rugova ka thënë se i dyshuari që ka shkaktuar këtë aksident me fatalitet është ndaluar nga Policia.