Burri, i cili u lëndua në të shtënat para supermarketit në qytetin gjerman Bremen, iu nënshtrua plagëve.

Sipas dëshmitarëve okularë, incidenti ka ndodhur kur dy burra janë zënë para hyrjes në supermarket dhe njëri prej tyre ka nxjerrtë armën dhe ka qëlluar mbi tjetrin. Burri i lënduar është hospitalizuar, ndërsa më vonë ka ndërruar jetë.

Sulmuesi i dyshuar është në arrati, ndërsa policia thekson se nuk ekziston rrezik i drejtpërdrejtë për opinionin.

“Prapavija e incidentit nuk është e qartë”, theksohet në kumtesën e policisë.