Binjakët që kishin lindur të ngjitur në kokë me njëri – tjetrin në Karolinën Veriore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë nënshtruar një operacioni shumë të komplikuar i cili ka kaluar me sukses dhe mjekët kanë arritur t’i ndajnë ata, njofton Klan Kosova.

Erin dhe Abby Delaney tashmë janë lëshuar në shtëpi pas 485 ditësh të kaluar në spital.

Operacioni për ndarjen e tyre ka zgjatur 11 orë dhe në të kanë marrë pjesë 30 mjekë dhe pjesëtarë të tjerë të stafit.

Bebet vajza, në të ardhmen do të duhet të bëjnë edhe disa operacione kirurgjike, por mjekët janë optimistë se gjithçka do të shkojë në rregull.