Aktorja Natalie Portman ka folur për përvojën e saj rreth ngacmimeve seksuale.

Edhe pse nuk përmend ndonjë emër, ajo thotë se gjatë karrierës ka qenë e diskriminuar dhe e shqetësuar në të gjitha angazhimet.  “Kur ndalova të mendoj se unë nuk kam situata të tilla, thashë kam 100 rrëfime. Mendoj se shumë e kanë këtë problem”, ka thënë ajo.

Aktorja thotë se nuk është sulmuar, por incidentet janë një fakt se meshkujt e fuqishëm tentojnë të manipulojnë me të tjerët.

Natalie ka shprehur edhe shqetësimin e saj për qasjen ndaj femrave në Hollywood.

Portman punon në Hollywood që nga mosha 13-vjeçare. Kur ishte e re kishte deklaruar se ka refuzuar shumë role, pasi nuk donte që ta trajtonin si objekt seksual.