Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka vlerësuar me notë të ulët qeverisjen e kryeqytetit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Shpend Ahmeti.

Mustafa ka thënë se pasardhësi i tij, Ahmeti, ka bërë shumë pak punë në Prishtinë gjatë qeverisjes së tij në katër vjetët e fundit.

“Edhe 25 vjet po ta udhëhiqte Prishtinën, Shpend Ahmeti nuk do të mund t’i bënte punët që LDK’ja i ka bërë për 4 vjet” në mandatin e fundit, ka thënë Mustafa, në Klan Kosova.

Mustafa ka thënë se Ahmeti nuk meriton më të qeverisë me Prishtinën. /Express/