Ish presidenti i Zimbabves Robert Mugabe dhe bashkëshortja e tij Grejs mund të mbesin në vend dhe të fitojnë imunitet, me çfarë do të mbrohen nga procedura gjyqësore dhe do t’u sigurohet siguri në shtëpinë e tyre, në pajtim me marrëveshjen për largim nga funksioni.

“Ai ende është heroi ynë i respektuar nga çlirimi. Ka dhënë kontribut të madh për zhvillimin e vendit tonë në 37 vitet e kaluara. Nuk kemi asgjë kundër Mugabes apo bashkëshortes së tij. Populli i Zimbabves dëshiron që ata të mbesin në vend nëse dëshirojnë”, theksoi përfaqësuesi i partisë në pushtet të Zimbabves Zanu-PF Sajmon Khaja Mojo.

Opozita e Zimbabves kumtoi se dëshiron që presidenti i ri i vendit Emerson Mnangagva t’i shqyrtojë të gjitha “shtyllat represionit”, të cilat Mugabes i ndihmuan të mbetet  37 vjet në pushtet.