Presheva më 24 dhjetor do të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme lokale.

Në këtë garë për 38 ulëse në Kuvend garojnë më se shtatë parti shqiptare dhe disa serbe.

Partitë politike aktualisht janë në fazën e dorëzimit të listave, ato pretendojnë fitore ndaj njëra-tjetrës, por nuk dihet nëse mandati do të jetë dyvjeçar apo më i shkurtër për shkak të paralajmërimeve të ndryshimeve kushtetuese në Serbi.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 24 dhjetorit në Komunën e Preshevës, pjesëmarrjen e tyre e kanë paralajmëruar më se shtatë subjekte politike shqiptare dhe disa serbe.

Partitë politike tashmë janë në fazën e përgatitjes së listave të tyre zgjedhore, ndërsa afati për dorëzimin e tyre është tetë dhjetori, kur edhe zyrtarisht fillon fushata paraelektorale.

Zeçirja Miftari, tha se  KKZ Kuvendin e Preshevës e përbëjnë 38 këshilltarë komunal, sipas rregullave shumica e tyre e zgjedhin kryetarin e komunës dhe atë të Kuvendit.

Përfaqësuesit e partive më të mëdha politike, kanë shpreh gatishmërinë e tyre për pjesëmarrje në zgjedhje ndërsa secili pretendon se do t`i fitojë zgjedhjet.

Ende nuk dihet nëse zgjedhjet e jashtëzakonshme do të sigurojnë mandatin dy vjeçar për partitë politike të cilat do të formojë shumicën në Kuvendin e ardhëm.

Apo ky mandat do të jetë më i shkurtër për shkak të ndryshimeve kushtetuese në Serbi të cilat në vazhdimësi paralajmërohen, e po qe se ndodhin atëherë do të shpallen zgjedhje në të gjitha nivelet, thonë përfaqësuesit politik.