Një nxënës shkolle është shpëtuar nga çanta e shkollës, pasi një makinë i ka kaluar përsipër në Kinën lindore.

Pamjet e sigurisë tregojnë nxënësin teks apo lidhte lidhëset e këpucës në rrugë, kur një makinë e bardhë e goditi nga pas dhe e ka marr zvarrë për pothuajse një metër.

Çanta e tij e shkollës e ndaloi në kohë rrotën dhe e ngriti makinë paksa në ajër në mënyrë që pesha e saj të mos binte e gjitha mbi djaloshin.

Disa kalimtarë të rastit nxituan që t’i vijnë në ndihmë të miturit, i cili më pas u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.