Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë nuk ka marrë dokument nga Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë për barërat e falsifikuara të prodhuara në Turqi dhe të importuara në Maqedoni gjatë dy viteve të fundit dhe para tyre. Megjithatë, nga MPB për “Nova TV”-në njoftuan se nga Agjencia e Barnave është konstatuar prani e barërave false dhe për barnatoret e caktuara është ngritur kallëzim penal nga Prokuroria Publike.

“Prokuroria Publike tashmë ka ngritur procedurë parahetimore sa i takon problemit dhe njoftojmë se njësitë e caktuara të MPB-së janë të përgatitura dhe do të veprojnë derisa, në pajtueshmëri me ligjin për procedurë penale, nga ana e Prokurorisë Publike merren udhëzime dhe urdhra për veprim. Gjithashtu, në kontekst të së kaluarës, MPB do të veprojë edhe në bazë të dhënave të marra nga qytetarët, njohuritë dhe burime tjera të informacionit, nëse është bërë vepër penale serioze, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve”, njoftuan nga MPB.

Nga MPB njoftuan se Reparti i Shkatërrimit të Krimit të Organizuar (RSHKO) në MPB në kuadër të së cilës trajtohet ky lloj i veprës penale, më vitin 2014 ka punuar në problemin e barëra të falsifikuara ku ka njoftuar Agjencinë e Barërave, edhe pse kjo e fundit ka qenë e njoftuar disa herë për problematikën në fjalë.

“Në këtë procedurë, RSHKO në MPB, në bashkëpunim me Agjencinë e Barërave ka kryer kontroll në shumë barnatore të Maqedonisë, ku ka gjetur pako me barëra të falsifikuara, ampula të qelqta, ku sipas të dhënave të Agjencisë së Barërave bëhet fjalë për lloj tjetër të barërave të marra nga shteti fqinj gjatë vitit 2013, si import paralel. Për të njëjtën, RSHKO ka njoftuar Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, pas së cilës është hapur lëndë hetimore dhe nga Prokuroria janë dhënë urdhra dhe udhëzime për veprim”, njoftojnë nga MPB.

Sa i takon gjetjeve të Agjencisë së Barërave “në lidhje me pakot me barëra të falsifikuara, për të njëjtën është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar”.

Nga ana tjetër, për problemin e barërave të falsifikuara Avokati i Popullit sot njoftoi se ka parashtruar iniciativë për ndryshim të ligjit të barërave. Me ndryshimet propozohet që detyrimisht të parashikohet vlerësim profesional i barnave nga ana e komisionit për barna, të hiqet mundësia për lëshim të lejes së përkohshme për vendosjen e barnave në qarkullim dehe të kryhet kontroll të çdo serie të importuar të barnave nga importi paralel.

Shenjat e para të mangësisë së importit paralel të barnave në Maqedoni u shfaqen që kur të sëmurët me diabet ankoheshin për problemet e tyre, si pasojë se insulinat me të cilat furnizoheshin nuk kishin efekt.