Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës Sërpska njoftoi se presidentit të entitetit serb në Bosnjë e Hercegovinë, Milodrad Dodik i është dërguar kërcënime me vdekje.

Siç njoftoi televizioni kombëtar RTRS, kërcënimet i janë bërë në faqen zyrtare elektronike të presidentit të Republika Sërpska.

Sipas informacioneve jozyrtare të RTRS-së, në  mesazhet  populli serb është quajtur popull që ka bërë gjenocid dhe  porositet se “duhet të shfaroset”.