Manchester United është mundur ndaj Watford sezonin e kaluar – dhe Jose Mourinho këtë herë pret një test akoma më të vështirë në VIcarage Road.

Golat në pjesën e dytë të Zuniga dhe Troy Deeney i dhanë fitoren Bletëve gjatë shtatorit të 2016, duke i dhënë humbjen e tretë brenda një jave Djajve të Kuq.

Ajo ishte periudha më e keqe e regjimit të Mourinho-s në Old Trafford dhe trajneri i United e di shumë mirë sa e vështirë do të jetë hakmarrja të martën në mbrëmje.

“Ndaj Watford isha shumë i mërzitur me golin e parë të tyre pasi dikush e bëri për spital Anthony Martial-in dhe arbitri nuk veproi fare,” shprehet Mourinho.

“Kjo është arsyeja pse isha shumë i zemëruar në Watford. Por mendoj se Watford ka bërë progres.

“Kanë një skuadër të pazakontë për një skuadër pa pretendime.

“Kanë një skuadër të mbushur me lojtarë shumë të mirë që nuk duhet të jenë tek një ekip që endet në mesin e tabelës. Ata kanë edhe një trajner shumë të mirë.

“Ata janë përmirësuar nga sezoni i kaluar”.