Jose Mourinho ka mbyllur ligjërisht çështjen që e çoi para Gjykatës së Madridit, për evazion fiskal të krijuar në periudhën 2011-2012, për shifrën e 3.3. milionë eurove.

Mëngjsin e sotëm “Special one” ka dalë përballë Gjykatës së Madridit, për të zgjidhur një çështje që ishte hapur prej kohës kur ishte pjesë e Real Madridit, shkruan tabloidi britanik “The SUN”,

Jose Mourinho ka konfirmuar se ka shlyer të gjitha detyrimet që ka me shtetin spanjoll.

“Pagova, firmosa dhe nuk kam kontestuar asgjë. Nuk kam qenë në dijeni për detyrime të pashlyera, ndaj firmosa me përgjegjësi konform ligjeve”, deklaroi trajneri i Manchester United.