Moti sot në Maqedoni do të jetë  me vranësira të ndryshueshme, me reshje të përkohshme të shiut me karakter lokal. Në pjesët jugore, ndërsa posaçërisht në ato juglindore, do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme dhe me paraqitje të bubullimave.

Do të vazhdojë të fryjë erë jugore e cila në disa vende do të jetë e përforcuar, posaçërisht përgjatë Vardarit dhe pjesët lindore. Temperaturat ditore do të jenë në interval nga 11 deri në 18 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, me temperaturë deri në 16 gradë Celsius.