Sulmuesi i Valencisë, Rodrigo Moreno, ka bërë thirrje që teknologjia të futet në futboll, por ka kërkuar që gjyqtarët mos të fajësohen. Ai flet për takimin mes Valencisë dhe Barcelonës e cila përfundoi baras, 1:1.

“Nga televizioni është e qartë se topi ka kaluar vijën. Askush nuk mund të argumentojë me këtë, por gjyqtarët kanë punë të vështirë dhe ata nuk mund të shikojnë gjithmonë atë që ndodh në ndeshje. Ata kanë nevojë për ndihmë nga teknologjia. Për shembull unë, nuk kisha ide nëse ishte apo jo gol”, ka thënë futbollisti.

Valencia deri me tash është e pamposhtur në Spanjë, nga 13 ndeshje ka 9 fitore e 4 barazime, zënë pozitën e dytë me 31 pikë, katër me pak se lideri Barcelona.