Gjykata Supreme ende nuk ka dërguar në Gjykatën Penale vendimin për rigjykimin e rastit “Monstra”. Ndonëse përmbarimi i një procedurë të tillë u prit që të bëhet, sot, deri në orarin e rregullt të punës, në Gjykatën Penale nuk ka arritur asnjë lëndë. Këshilli Penal pranë Gjykatës Penale duhej sot të vendoste për anulimin e paraburgimit për të akuzuarit e rastit “Monstra”. Të pyetur nga Alasat M, nga Gjykata Penale duke mos konkretizuar gjë, thonë shkurt se pritet vendimi i Këshillit Penal. Avokatët rekomandojnë që të respektohen procedurat ligjore të procedurës së rigjykimit.

Ne do ta presim vendimin e Këshillit pranë Gjykatës Penale, me të cilin duhet të lirohen nga paraburgimi të akuzuarit, njëkohësisht do të presim edhe thirrjen e seancës së ardhshme në shkallën e parë. Që në seancën e parë do të kërkojmë që çdo provë të cekur nga Prokuroria në aktakuzë të prezantohen para nesh- tha avokati Naser Raufi.

Ekspertët rekomandojnë se pas dyshimeve të ngritura nga organi i akuzës dhe pas rrethanave të dala nga përgjimet pas çka grupi i gjykatësve në Gjykatën Supreme i ngarkuar për vlerësimin e lëndës “Monstra” votoi pro rikthimit të “Monstrës” në Gjykatën Themelore, të akuzuarit duhet liruar nga paraburgimi. Sipas tyre rrethanat dëshmojnë se nuk ka bazë ligjore, aq më pak dëshmi relevante që aktualisht dëshmojnë fajësinë e tyre.

Ndërkohë lidhur me zhvillimet për rastin MONSTRA ka reaguar edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare, duke akuzuar pushtetin aktual se po liron, sipas tyre vrasësit dhe po mban në burg Edmond Themellkon. Ata thonë se me lirimin e të akuzuarve për rastin “Monstra” do të rritet pasiguria në vend.

Nëse vallë me lirimin e vrasësve të rastit “Monstra”, do të ketë ndonjë efekt anësorë në aspektet e sigurisë, këtë do ta shohim në të ardhmen. Këtë rast po e ndjekim nga afër dhe çdo situatë që po ndodhë dhe gjithnjë do të rekomandojmë atë që është më e mirë për qytetarët dhe Maqedoninë- deklaroi Aleksandar Naçev, VMRO-DPMNE.

Për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës në vitin 2012, me burg të përjetshëm u dënuan 6 persona nën akuzën për vepër terroriste.