Monchengladbach e ka tronditur kampionin e Bundesligës, Bayern Munichin, duke e mposhtur me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros së 13-t, të shtunën në mbrëmje.

Vendasit shënuan dy herë në pjesën e parë për rezultatin 2:0, përmes Hazardit në minutën e 39’ dhe Ginter në minutën e 44’,

Bayern Munich u përgjigj në pjesë të dytë përmes Arturo Vidal, duke e ngushtuar epërsinë në 1:2 në minutën e 74’. Por, kjo ishte e gjitha që mysafirët munden të bënin.

Edhe pas kësaj humbjeje, Bayern ruan pozitën e parë me 29 pikë, tri më shumë se përcjellësi i parë, RB Leipzig në vendin e dytë.

Ndërkohë, Monchengladbach është ngjitur një pozitë më lartë në tabelë, duke e kaluar Dortmundin, pra në pozitën e katërt me 24 pikë