Real Madridi e ka mbajtur sot një seancë stërvitore me lojtarët e kthyer nga obligimet me kombëtarët e tyre përkatëse.

Të gjithë lojtarët kanë marrë pjesë në stërvitje në fushë, përvec Luka Modricit, i cili ka qëndruar në palestër bashkë me bashkëkombësin e tij Mateo Kovacic, shkruan Marca, përcjell Express.

Sipas të përditshmes spanjolle Modric mund ta humbasë derbin ndaj Atletico Madridit, i cili zhvillohet të shtunën.

Ndërkohë, Keylor Navas do të mungojë në këtë ndeshje teksa vazhdon të rikuperohet. Përveç tij, edhe Gareth Bale dhe Luca Zidane e Kovacic do të mbesin jashtë.