Moderatorja e njohur shqiptare, Hygerta Sako, ka habitur jo pak fansat me deklaratën e saj në lidhje me reperin e njohur Stresi. Sako është pyetur në emisionin “Thumb”, nëse e dëgjonte dhe preferonte muzikën e tij, duke mohuar diçka të tillë.

Por kjo nuk ka mjaftuar për moderatorin, e cila ka shtuar se nuk përdhunon veshin me muzikë të tillë, dhe se nuk e njeh fare Stresin. Ndërsa në lidhje me reperin tjetër të njohur, Nizy, Hygerta ka dhënë një përgjigje paksa më të butë, teksa ka pranuar që e njeh. “Nuk e kam dëgjuar kurrë sepse këndon rap kam përshtypjen dhe nuk dua të them ndonjë fjalë të rëndë… të përdhunoj veshin me muzikë të tillë”, u shpreh Hygerta. Ndërsa Noizyn, moderatorja e njihte dhe për të tha: “Noizy është noisy (i zhurmshëm)”.