Ulet dukshmëria për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 50 deri në 100 metra në akset rrugore Makedonski Brod – Prilep dhe Negotinë – Demir Kapi, kumtoi në mëngjesin e sotëm Sistemi i dispeçimit të NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Trafiku nëpër rrugët shtetërore aktualisht po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa  dhe të thata në zonat më të ulëta.

Në grykat dhe rrëpirat është e mundur paraqitja e shembjeve më të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër-Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

NP “Rrugët e Maqedonisë” bëjnë apel për drejtim me kujdes të automjetit dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë.