Ish kreu i Sigurisë Publike, Mitko Çavkov, është deklaruar para gjykatësit hetues në lidhje me trazirat në Kuvend me 27 prill këtë vit. Çavkov akuzohet se me veprimet e tij, respektivisht pasi dy orë ka qenë i pakapshëm për shtabin operativ policor që duhej të menazhonte me situatën, ka lejuar që incidenti të eskalojë dhe të derdhet gjak në Kuvend.

Ndryshe, mëngjesin e sotshëm, përveç Çavkov, u arrestuan mbi 20 persona të tjerë publik, ndër ta edhe deputet të partisë VMRO-DPMNE.