Një person është transportuar i vdekur në spitalin e Burrelit pasditen e sotme.

Sipas informacioneve të para, mësohet se viktima, rreth 53 vjeç, ka plagë në kokë.

Spitali ka lajmëruar Policinë lidhur me rastin, që ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.