Sonte (e enjte) në Partizani i Beogradit do të presë Skënderbeun në duelin më interesant të mbrëmjes në Evropa League.

Futbollistët tashmë janë gati, ndërsa edhe shqiptarët po presin me padurim këtë sfidë, pasi gjithmonë ka pasur kontradikta mes ndeshjeve të zhvilluara mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Stafi i shqiptarëve duke përfshirë: futbollistët, trajnerët dhe gazetarët janë akomoduar në stadium, ndërsa janë duke bërë përgatitjet e fundit.

Për ta ndjekur nga afër ndeshjen ka shkruar edhe gazetarja e njohur e sportit, ish-Miss Shqipëria Hygerta Sako, e cila raporton ngjarjet e fundit nga sporti në TVSH.

Hygerta Sako, gazetarja e sportit në TVSH

Pak orë para ndeshjes, Hygerta ka publikuar një fotografi mjaft provokuese në llogarinë personale në Instagram.

Ajo shfaqet e ulur në barin e gjelbër të fushës sw stadiumit “Partizan”, ku edhe do të zhvillohet ndeshja, teksa bën simbolin e shqiponjës dy krenore  me duar.

“Erdhën shqiptarët”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, teksa është pasuar me komente të shumta nga ndjekësit e saj.