Që pas hitit shumë të preferuar të publikut ‘’Let me die with you’’, fansat e kishin pritur dhe kërkuar një bashkëpunim mes Miriam Canit dhe Alban Skënderajt. Ëndrra është realizuar.

Mami dhe babi i Amelit kanë paralajmëruar se do të kthehen më në fund me një duet së bashku.

Ka qenë Miriam ajo që ka postuar një foto bashkë me Albanin krah së cilës shkruan: ‘’A jeni gati për duetin e radhës”, duke na lënë të kuptojmë se bëhet fjalë për një bashkëpunim mes tyre.