Kuvendi, pas 13 orësh debat, ka miratuar me 73 vota pro dhe 44 kundër buxhetin faktit të vitit 2016.

Shumica e ka kaluar me shumicë të thjeshtë buxhetin, ndërsa opozita PD dhe LSI ashtu sikur kishin paralajmëruar votuan kundër.

Edhe projektligji “Për tarifat dhe shpenzimet gjyqësore në Republikën e Shqipërisë” u miratua me 73 vota pro dhe 44 kundër.

Pas këtij momenti opozita është larguar nga salla e parlamentit, ndërsa mazhoranca kaloi në votim edhe projektvendimin për titujt e pronësisë me 73 vota pro dhe asnjë kundër, po ashtu edhe draft kalendarin e punimeve po me 73 vota pro.

Gjatë ditës së sotme në Kuvend u zhvillua një debat i ashpër për buxhetin mes shumicës dhe opozitës, ndërsa në diskutime morën pjesë shumë deputetë nga të gjitha forcat politike.