Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski, prej sot ndodhet për vizitë zyrtare në Katar, kumtoi ministria e resorit.

Gjatë ditës së sotme, minsitri Nikollovski pati takim me ministrin shtetëror për politikë të jashtme të Katarit, Sulltanin Al Muraikhi. Në takim është biseduar për marrëdhëniet bilaterale, si dhe për hapat e ardhshëm për avancim të bashkëpunimit, me theks të posaçëm në bashkëpunimin tregtar mes dy vendeve.

Ministri Nikollovski sot pati takim pune edhe me Al Kuvarin, zëvendësdrejtorin kryesor ekzekutiv të fondit shtetëror të Katarit për investime “Hasad Fud”, veprimtaria themelore e të cilit është kahëzuar drejt investimit jashtë vendit.

Në takim u prezantuan një sërë mundësish të cilat ishin lëndë e interesit të palës së Katarit, ndërkaq janë me rëndësi të posaçme për zhvillim të sektorit rural të Maqedonisë. Gjithashtu, temë e bisedimit ishte edhe mundësia për eksport të prodhimeve bujqësore të Maqedonisë në Katar.

Në kaudër të vizitës, nesër minsitri Nikollovski do të ketë takim me minsitrin e Bujqësisë të Katarit dhe me përfaqësues të institucionit shtetëror “Katar Investment Autoriti”.