Ministri britanik i Mbrojtjes, Sir Michael Fallon është akuzuar se kishte ngacmuar seksualisht kryetaren  e parlamentit, Andrea Leadsom.

Raportet e gazetave britanike bëjnë me dije se Leadsom u ankua për kolegun e saj të kabinetit, duke e akuzuar për komente të rënda seksuale.

Pretendimet vijnë një ditë pasi Sir Michael dha dorëheqjen nga postën e tij në Ministrinë e Mbrojtjes, duke thënë se sjellja e tij binte poshtë standardeve politike.

Pretendimet  datojnë që nga viti 2010 deri në vitin 2012, kur dy deputetët konservatorë ishin anëtarë të Komitetit të Thesarit dhe Sir Michael ishte gjithashtu kryetar i Partisë Konservatore.

Sipas “Sun” dhe “Daily Mail”, zonja Leadsom i kishte thënë Sir Michael se kishte duart e ftohta, por përgjigjja e tij e kishte lënë pa fjalë.

“Unë di një vend shumë të mirë ku mund ti vendosësh për t’i ngrohur”, i ishte përgjgjur ai.

Gazetat pohojnë se Sir Michael ishte i detyruar të jepte dorëheqjen nga posti si ministër i mbrojtjes pasi zonja Leadsom u ankua tek Kryeministrja Theresa May për incidentin e pretenduar.

Një burim i afërt me Sir Michael tha se ai ” mohon kategorikisht ” pretendimet e gazetave.