Indianët kanë reaguar me zemërim dhe tronditje pasi ministri i Shëndetësisë deklaroi publikisht se kanceri “është drejtësi hyjnore” e shkaktuar nga “mëkatet ”.

Himanta Bisëa Sarma tha se njerëzit gjithashtu mund të marrin sëmundje më të rënda se kanceri “për shkak të mëkateve të prindërve të tyre”.

Pacientët me kancer dhe të afërmit e tyre thanë se ishin të shokuar nga deklarata e ministrit.

Partitë e opozitës i kanë përshkruar komentet e tij si “të sëmura” dhe kërkuan një falje publike.

Ata madje thanë se ai po përpiqej të mbulonte dështimin e tij dhe të qeverisë për të kontrolluar përhapjen e kancerit.

Ministri ka bërë deklaratat shokuese në një aktivitet publik në Guëahati të mërkurën.

“Perëndia na bën të vuajmë kur mëkatojmë. Nganjëherë sëmuremi me kancer ose humbasim jetën në aksidente. Nëse vëzhgoni sfondin, do të kuptoni se kanceri është drejtësi hyjnore.  Kur mëkatopni duhet të vuani”, u shpreh ai, duke ngjallur reagime negative jo vëtëm në Indi por edhe në mbarë botën.