Ka vetëm tre javë që Seldi dhe Mimoza kurorëzuan lidhjen e tyre me fejesë.

Një fejesë tejet private që ishte organizuar në Zvicër.

E çifti më i ri i estradës po shfaqen çdo ditë e më të dashuruar. Kështu të pakten duken përmes postimeve të bëra në rrjete sociale.

E tillë është dhe fotografia e fundit e publikuar në Instagram ku ata shfaqen përkrah njëri-tjetrit.

Kujtojmë se Seldi dhe Mimoza kanë një javë që kanë lansuar projektin e tyre me titull “Dashni”, projekt ky që u prit mjaft mirë nga publiku.