Biznismeni shqiptar nga Shkupi, Enver Maliqi, është ndër biznesmenët më të mëdhenj në Maqedoni por edhe më gjerë. Mirëpo kjo nuk e ka penguar atë (në foto me flokë të bardha) të marrë fshesën dhe t’i bashkangjitet aksionit për Shkup më të pastër, shkruan Gazeta Lajm. Maliqi, me prejardhje nga Gjakova, para një muaji është zgjedhur këshilltar në Këshillin e qytetit të Shkupit, kurse para një jave u emërua edhe nënkryetar i qytetit.