Miley Cyrus nuk është shtatzën. Edhe pse të gjithë mediat rozë shkruajtën ditën e djeshme se këngëtarja mund të priste një fëmijë, paskan gabuar. Fotoja që Miley dukej me barkun e rrumbullakosur nuk paska qenë asgjë tjetër veç se të ngrënit shumë ushqim.

Pas komenteve të shumta nga ndjekësit, si edhe shkrimeve nëpër media ajo ka vendosur mos t’i lërë këto thashetheme të marrin jetë. Me anë të një fotoje në “Twitter” ka shkruar: “Nuk jam shtatzën, thjesht kam ngrënë shumë gjel deti” .