Gattuso është prezantuar si trajneri i ri i Milanit.

Në një konferencë për mediat, tekniku italian ka dhënë një përgjigje diplomatike kur është pyetur për kualifikimin e mundshëm të Milanit në Champins League, shkruan “Gazzetta”,

“Champions? Tani nuk do të shikojmë renditjen. Duhet të luajmë ndeshjet e ardhshme sikur të jenë finale. Në “San Siro” peshon topi ndaj dua të jap maksimumin dhe të motivoj këta djem për të përmbushur objektivin”, tha ai.

Momentalisht klubi i Milanit ndodhet 11 pikë larg vendit që sezonin e ardhshëm të dërgon në Champions League. Kujtojmë që Gattuso deri tani ka drejtuar skuadra të njohura si: Sion, OFI Crete, Palermo and Pisa, por asnjërën prej tyre nuk arriti ta çojë drejt suksesit.